Presidentja Vjosa Osmani, me anë të një video në rrjetin e saj social Facebook, ka bërë të ditur agjendën e fushatës zgjedhore për ditën e sotme.
Agjenda e plotë:
Pas vizitave në familjet e mrekullueshme të Kosovës në Gollak sot në mëngjes e në Kurillë te Prizrenit pas pak, do të jemi poashtu bashkë pasdite në takime me qytetarë në:
15:00 – Malishevë
Restaurant MANI
16:00 – Suharekë
Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”
17:30 – Gjakovë
Parku Kulturor “Ali Podrimja”
19:00 – Lipjan
Sheshi i Qytetit
20:00 – Prishtinë (Dega 2)
SHMU “Ahmet Gashi”
Ju mirëpresim!”
Në fund Osmani, nuk ka harruar pa i falenderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë takimeve me të.
“Ju presim me zemër sikur edhe në të gjitha takimet që po i mbajmë me qytetarë e të cilat po shohim entuziazëm jashtëzakonisht të madh, përkrahje të madhe, motiv dhe natyrisht edhe neve po na japin shumë motiv për të gjitha këto takime”, ka thënë Osmani.