Gjetje interesante në fushatë: Si e lidhi Aleanca numrin 128 me sloganin e saj? - Gazeta Express
string(77) "gjetje-interesante-ne-fushate-si-e-lidhi-aleanca-numrin-128-me-sloganin-e-saj"

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 11:41

Gjetje interesante në fushatë: Si e lidhi Aleanca numrin 128 me sloganin e saj?

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 11:41

Gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë, numrat me të cilët partitë garojnë në fletëvotime zakonisht konsiderohen thjesht çështje fati ose shorti teknik nga KQZ. Megjithatë, një vështrim më i afërt i materialeve të fundit të fushatës së Aleancës, zbulon një detaj mjaft interesant që duket se shumica e qytetarëve nuk e kanë kapur akoma në fillim.

Aleanca në këto zgjedhje garon me numrin 128, ndërsa slogani i tyre zyrtar i prezantuar është: “Siguri, Energji, Zhvillim”.

Nëse i zbërtheni shifrat e numrit të tyre të votimit me pikat e programit, shihet qartë një ndërlidhje kreative matematiko-politike, e cila me gjasë është menduar mirë nga strategët e tyre të komunikimit:
1 – Përputhet saktësisht me “Një qëllim për zhvillim”, pikën e parë të programit të tyre ekonomik.
2 – Lidhet drejtpërdrejt me “Dyfish energji” dhe mbështetjen e premtuar për bizneset dhe qytetarët.
8 – Simbolizon premtimin e tyre për “Tetëfish siguri” për familjet dhe shtetin.
Këtë e kanë bërë të ditur edhe nga vetë Aleanca, përmes një animacioni dhe tekstit në rrjetet sociale që e zbërthen saktësisht lidhshmërinë e numrit me sloganin e tyre.

Ndonëse fillimisht mund të ketë dukur si një numër i thjeshtë treshifror i rëndomtë, dizajni dhe logjika e fushatës së Aleancws tregon se numri 128 është kthyer në një lloj “kodi” të programit të tyre qeverisës.

Mbetet të shihet nëse ky zbërthim kreativ do t’u shërbejë votuesve për ta mbajtur më lehtë mend numrin e këtij koalicioni në kutitë e votimit, por si gjetje e marketingut politik, është padyshim ndër më të veçantat e kësaj gare.

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement