“Secili punëtor që pas më shumë se 12 muaj angazhim në njëndërmarrje e humb vendin e punës pa fajin e tij, do tëmbështetet për një periudhë të caktuar nga ana e Fondit tëSigurimeve Shoqërore.”
Jo rastësisht slogani i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin116 në këto zgjedhje është: “Krejt për shtet – shtet për krejt”. Kryeministri Albin Kurti ka publikuar zotimet për thellimin e shtetit social, ku punëtori nuk mbetet i pambrojtur përballëhumbjes së vendit të punës, pasigurisë ekonomike apo nevojavefamiljare.
Në ekonomitë bashkëkohore evropiane, zhvillimi ekonomik nukmatet vetëm me rritjen e prodhimit dhe investimeve, por edheme nivelin e sigurisë që shteti u garanton qytetarëve të tij. Pikërisht për këtë arsye, pothuajse të gjitha shtetet e BashkimitEvropian kanë sisteme të sigurimeve shoqërore dhe mbështetjespër papunësinë, të cilat konsiderohen pjesë themelore e stabilitetit ekonomik dhe social.
Qeveria Kurti në mandatin e ri do të themelojë Fondin e Sigurimeve Shoqërore, si institucion publik që do të ofrojëmbështetje financiare për punëtorët që pa fajin e tyre e humbinvendin e punës.
Ky fond synon të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm tësigurisë sociale, të ngjashëm me modelet që funksionojnë prejdekadash në shtetet evropiane. Në Gjermani, Austri, Francë, Italiapo shtetet nordike, sigurimet shoqërore dhe përfitimet përpapunësinë shërbejnë si stabilizator ekonomik në kohë krizashdhe tranzicionesh në tregun e punës. Këto sisteme jo vetëm qëmbrojnë familjet nga rënia e menjëhershme në varfëri, por edheruajnë fuqinë blerëse dhe stabilitetin ekonomik të vet shtetit.
Sipas modelit të propozuar nga VETËVENDOSJE!, secilipunëtor që pas më shumë se 12 muaj angazhim në njëndërmarrje e humb vendin e punës pa fajin e tij, do të mbështetetpër një periudhë të caktuar nga ana e fondit. Kjo mbështetjesynon të ndihmojë qytetarët të kalojnë periudhën e tranzicionitpa rrezikuar stabilitetin ekonomik të familjes së tyre.
Në mungesë të një sistemi funksional të sigurimeve shoqërore, humbja e vendit të punës shpesh nënkupton rrezik tëmenjëhershëm për standardin jetësor të familjes.
Siguria sociale nuk është pengesë për zhvillimin ekonomik, përkundrazi, ajo krijon stabilitet më të madh në tregun e punës, rrit besimin në ekonomi dhe ndihmon në krijimin e marrëdhënieve më të qëndrueshme ndërmjet punëtorit dhendërmarrjes.
Fondi i Sigurimeve Shoqërore do të mbulojë gjithashtu pagesëne pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror, qoftë për nënënapo për babain, varësisht nga preferencat brenda familjes. Përmes kësaj politike synohet jo vetëm mbështetja e familjeve tëreja, por edhe krijimi i një balance të drejtë ndërmjet jetësfamiljare dhe angazhimit profesional.
Në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, pushimiprindëror dhe sigurimet sociale konsiderohen investim strategjiknë familje, barazi sociale dhe zhvillim afatgjatë demografik. Qeveria Kurti synon që edhe Kosova të ndërtojë gradualishtstandarde të ngjashme sociale dhe të punës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri Kurti besojnë se shteti nuk duhet të jetë vetëm garantues i tregut, por edhegarantues i sigurisë sociale dhe dinjitetit të punës. Një ekonomie zhvilluar nuk ndërtohet mbi pasiguri dhe frikë sociale, por mbistabilitet, mbrojtje të punëtorëve dhe besim në të ardhmen. Njështet i të gjithëve aq sa matet me rritjen ekonomike, matet dheme aftësinë për të mos lënë askënd pas në kohë vështirësie.