Qëndrim Kryeziu: Mosrealizimi i infrastrukturës sportive deri më 2028 rrezikon Lojërat Mesdhetare dhe humbje miliardëshe - Gazeta Express
string(119) "qendrim-kryeziu-mosrealizimi-i-infrastruktures-sportive-deri-me-2028-rrezikon-lojerat-mesdhetare-dhe-humbje-miliardeshe"

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 12:21

Qëndrim Kryeziu: Mosrealizimi i infrastrukturës sportive deri më 2028 rrezikon Lojërat Mesdhetare dhe humbje miliardëshe

Zgjedhjet

Gazeta Express

31/05/2026 12:21

Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë statusin e vendit mikpritës të Lojërave Mesdhetare 2030 nëse infrastruktura sportive nuk përfundon brenda afateve të parapara.

Sipas Kryeziut, nëse deri në vitin 2028 nuk përfundojnë objektet dhe infrastruktura përcjellëse e nevojshme për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive ndërkombëtare, vendi mund të përballet me pasoja serioze ekonomike dhe imazhore.

“Mosrealizimi i këtij projekti do të nënkuptonte humbjen e statusit të vendit mikpritës dhe humbjen e përfitimeve ekonomike që vlerësohen në rreth 5 miliardë euro, përkundër një investimi prej rreth 250 milionë eurosh”, ka deklaruar ai.

Kryeziu ka premtuar se do të angazhohet dhe lobojë për përfundimin sa më të shpejtë të infrastrukturës sportive dhe objekteve përcjellëse, duke theksuar se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, turizëm dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Do të punoj që kjo fushë dhe të gjitha projektet përcjellëse të përfundojnë sa më shpejt. Qytetarët nuk duhet të humbasin turistët dhe investitorët, por të përfitojnë nga ky potencial i madh zhvillimor”, është shprehur ai.

Në fund të deklaratës së tij, Kryeziu u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin kandidaturën e tij me numrin 103.

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement