Joshua rikthehet me fitore dramatike, mposht Prengën me nokaut - Gazeta Express
string(61) "joshua-rikthehet-me-fitore-dramatike-mposht-prengen-me-nokaut"

Boks

Gazeta Express

26/07/2026 8:28

Joshua rikthehet me fitore dramatike, mposht Prengën me nokaut

Boks

Gazeta Express

26/07/2026 8:28

Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun. Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.

Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën. Shqiptari nuk arriti të vazhdonte luftën, ndërsa gjyqtari ndërhyri për ta ndalur ndeshjen dhe për t’i dhënë fitoren Joshuas me nokaut teknik.

Ky ishte dueli i parë i Joshuas që nga aksidenti tragjik me makinë në Nigeri në muajin dhjetor, ku humbën jetën dy miqtë e tij të ngushtë, Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele.

Pas ndeshjes, Joshua nuk i mbajti dot emocionet.

“Është më shumë se fuqia e goditjes. Ishte shpirti, ishte Latz, ishte Sina, ishin familjet e tyre. Më dhemb edhe të flas për këtë. Ka qenë shumë e vështirë,” tha 36-vjeçari, i cili u përlot dhe u largua për pak çaste nga mikrofoni.

Në fund, ai komentoi edhe mundësinë e superduelit me Tyson Fury, për të cilin kontratat tashmë janë nënshkruar, ndërsa mbetet të caktohen data dhe vendi i zhvillimit.

“Respektoj gjithçka që ka bërë dhe ka arritur Tyson Fury, por tani jemi këtu. Shpresoj që tifozët të shijojnë një spektakël të madh,” u shpreh Joshua.

Me këtë fitore dramatike, Joshua jo vetëm që shmangu një humbje shokuese, por mbajti gjallë edhe ëndrrën e tifozëve për përballjen e shumëpritur me Tyson Fury.

Advertisement
Advertisement
Advertisement