Joshua mbështillet me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Prengës - Gazeta Express
string(64) "joshua-mbeshtillet-me-flamurin-shqiptar-pas-fitores-ndaj-prenges"

Boks

Gazeta Express

26/07/2026 9:14

Joshua mbështillet me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Prengës

Boks

Gazeta Express

26/07/2026 9:14

Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun. Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.

Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën.

Pasi e siguroi fitoren, Anthony Joshua e mori flamurin shqiptar nga tifozët e pranishëm dhe bashkë me atë britanik i mbajti në shpinë

Advertisement
Advertisement
Advertisement