Jose Mourinho ia hup topin Harry Kanes, ia ndërprenë intervistën - Gazeta Express
string(63) "jose-mourinho-ia-hup-topin-harry-kanes-ia-nderprene-intervisten"

Jose Mourinho ia hup topin Harry Kanes, ia ndërprenë intervistën

Gazeta Express

20/09/2020 17:27

Tottenhami ka treguar një tjetër fytyrë në Premierligë të dielën, duke e mposhtur 5-2 në udhëtim Southamptonin.

Njeriu që shkëlqeu ishte Heung-Min Son me katër gola të shënuar.

Lexo Edhe:

Por, Jose Mourinho mendon se një tjetër futbollist ishte heroi në këtë takim dhe drejtoi gishtin kah Harry Kane.

Kane dhuroi katër asiste, shënoi tre gola, por dy iu anuluan.

Pas ndeshjes, derisa Kane po analizonte ndeshjen, Mourinho iu afrua dhe siguroi se për të “Kane është lojtari i ndeshjes për lojën e ekipore që bëri”.

Nga lëvdatat e shumta që mori nga trajneri i tij, kuptohet edhe më me vlerë kur ato jepen nga një trajner si Jose Mourinho, Kane harroi se për çfarë e pyeti gazetari.

Tottenham është rrugës për t’u shndërruar në një skuadër edhe më të mirë se që ka qenë, sidomos pas blerjeve të Gareth Bale dhe Sergio Reguilon dhe për të luftuar, pse jo – edhe për titull. /Gazeta Express/