Joao Cancelo i bashkohet Barcelonës, arrihet marrëveshja mes klubeve - Gazeta Express
string(67) "joao-cancelo-i-bashkohet-barcelones-arrihet-marreveshja-mes-klubeve"

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 22:43

Joao Cancelo i bashkohet Barcelonës, arrihet marrëveshja mes klubeve

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 22:43

Mbrojtësi portugez i Al-Hilalit, Joao Cancelo do të kalojë te Barcelona në merkaton e janarit.

Cancelo do t’i bashkohet në formë huazimi, me klubin saudit që ka dhënë dritën e gjelbër, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Barcelona do t’ia mbulojë pagën deri në katër milionë euro, pjesa e tjetër i mbetet Al-Hilalit.

Joao Cancelo e donte vetëm Barcelonën, pasi për të i interesuar ishte edhe Interi, por që nuk arriti ta bind mbrojtësin, edhe pse kishte marrëveshje me klubin saudit.

Cancelo rikthehet në Barcelonë, pasi kishte kaluar tërë sezonin 2023/24 në huazim nga Manchester City./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement