Java nis me ndërprerje të energjisë/ OSHEE: Ja oraret dhe zonat në Tiranë që do të kenë mungesë të dritave - Gazeta Express
string(104) "java-nis-me-nderprerje-te-energjise-oshee-ja-oraret-dhe-zonat-ne-tirane-qe-do-te-kene-mungese-te-dritave"

Java nis me ndërprerje të energjisë/ OSHEE: Ja oraret dhe zonat në Tiranë që do të kenë mungesë të dritave

Gazeta Express

20/09/2020 17:21

Duke nisur nga dita e nesërme në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE stakim të energjisë do të ketë nga data 21 deri në 25 shtator.

OSHEE njofton se për shkak të remontit të planifikuar në NST ”Uzina Dinamo” disa zona të kryeqytetit nga ora 09:00- 13:00, për 4 orë nuk do të kenë energji elektrike.

Lexo Edhe:

Teksa nga nesër zonat e para që preken janë ajo pranë shinave të Trenit, Spitalit të Traumës, ish- Parkut të Autobusave, Don Bosko dhe ish- Kombinatit.

Për të vijuar më pas Paskuqan, Bathore, Kodra e Kuqe të martën,  të mërkurën dhe të enjten.

Ndërsa të premten preken rrugët ”Jordan Misja”, ish- ”Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”, ”Don Bosko”, ”ish- Kombinati”, zona pranë UBT, Babrru dhe Kodra e Kuqe.

Njoftim i OSHEE

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 21-25 shtator

Për shkak të remontit të planifikuar në NST “Uzina Dinamo”, në datat 21-25 shtator gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

21 shtator

Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit

22 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor

23 shtator

Pjesërisht: Paskuqan, Bathore lagjet 2,3,5, Paskuqan 2, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe

24 shtator

Pjesërisht: Bathore, Paskuqan, rruga “Jordan Misja”

25 shtator

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish “Uzina Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, Paskuqan, Bathore lagjet nr.2, 3 dhe 5, zona tek ish-Parku i Autobusave, rruga “Don Bosko”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë ish-Kombinatit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, Babrru, zona e Kodrës së Kuqe.