Jasir Asani i lënduar, pritet të mungojë kundër Kroacisë - Gazeta Express
string(55) "jasir-asani-i-lenduar-pritet-te-mungoje-kunder-kroacise"

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 12:59

Jasir Asani i lënduar, pritet të mungojë kundër Kroacisë

Sport

Gazeta Express

17/06/2024 12:59

Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Shqipëria mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Kroacisë pa majtakun e rrezikshëm, Jasir Asanin.

Kështu shkruajnë mediat kroate, të cilat thonë sulmuesi nga Shkupi është lënduar në ndeshjen ndaj Italisë dhe se nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit të Shqipërisë, përcjellë “Gazeta Express”.

Jasir Asani u paraqit në fushën e lojës ndaj Italisë për 68 minuta, derisa dyshohet se do t’i mungojë kuqezinjëve të mërkurën.

Shqipëria e Kroacia do t’ia bëjnë “sefte” duelit mes vete pikërisht më 19 qershor, me takimin që luhet në Dusseldorf.

Në një paraqitje para mediave, Sylvinho ka folur për ndeshjen ndaj Kroacisë, duke e cilësuar si shumë të vështirë.

“Kjo ndeshje është vendimtare për ne. Do t’i qasemi seriozisht, derisa do të luftojmë deri në fund për një rezultat pozitiv”, ka thënë trajneri brazilian.

Dy kombëtaret e nisën me humbje rrugëtimin e tyre në “EURO 2024”, duke u mposhtur nga Italia dhe Spanja respektivisht./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement