Nëse jeni i apasionuar pas artit, duhet të dini patjetër se cilat janë qytetet më të mira të artit.
E nëse do të udhëtoni, ju duhet të dini ku të ndaloni.
Një kompani gjermane ka listuar qytetet duke u nisur nga numri i galerive, ndërtesat e projektuara nga arkitektë të famshëm, shkollat apo edhe festivalet e artit.
Pra, bazuar në këtë listim Londra rezulton qyteti më artistik në Evropë, ndjekur nga Amsterdami, Roma, Edinburgu dhe Oslo. Dhjetëshja e parë mbyllet me Parisin.
Londra kryeson po ashtu listën me numrin më të madh të galerive, me plot 261 të tilla, Praga e dyta me 252.
Parisi është i treti në renditje, me kryeqytetin francez që dallohet me Qendrën Pompidou, e cila strehon koleksionin më të madh të artit modern në Evropë, Musée de l’Orangerie dhe natyrisht, Luvrin.
Më pas renditet Amsterdami dhe Milano me 119 galeri arti.
Këlni në Gjermani rezulton qyteti me ndërtesat më të mëdha të ndërtuara nga arkitektë të famshëm. Helsinki rezulton i dyti pasuar nga Antverpen, dhe Valencia.
Amsterdami është qyteti që ofron më shumë festivale arti. Bremen në Gjermani renditet i dyti për të vijuar me Lionin dhe Londrën.
Roma është qyteti që ka më shumë shkolla arti, 6 të tilla edhe Oslo ka po 6 shkolla. Më pas është Londra, Torino po në Itali dhe Amsterdam.
Në vend të 10 është Lioni në Francë.
Londra kryeson edhe një tjetër listë, është qyteti ku po lindin më shumë artistë bashkëkohorë. Pasuar nga Parisi, Amsterdam, Vjena dhe Berlini.
Duke pasur parasysh këto renditje, ato mund të shërbejnë si një busull nga duhet t’ia nisni për të zgjeruar njohuritë tuaja mbi artin./Euronews.al