Pas Klinës, LDK ka vazhduar në Deçan me tubim. Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ka shpalosuar programin qevererisës para qytetarëve të pranishëm.
Abdixhiku u zotua se në mandatin e tyre, çmimi i energjisë nuk do të rritet.
‘’Per familjet që sot e ndiejnë më së shumti barrën e çmimeve, dua ta them qartë edhe këtë: çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite’’, tha Abdixhiku.