Izraeli përfshin edhe të rinjtë në vaksinimin anti-COVID - Gazeta Express
string(56) "izraeli-perfshin-edhe-te-rinjte-ne-vaksinimin-anti-covid"

Izraeli përfshin edhe të rinjtë në vaksinimin anti-COVID

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 16:09

Izraeli ka zgjeruar fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, duke përfshirë sot edhe të rinjtë e moshës 16 deri 18 vjet.

Qeveria ka thënë se kjo është për të bërë të mundur që ata të marrin pjesë në provime në shkollë, raporton agjencia Reuters.

Lexo Edhe:

Izraeli është duke kryesuar në botë sa i përket vaksinimit dhe po shpreson ta rihapë ekonominë muajin e ardhshëm.

Izaeli ka vaksinuar 25 për qind të popullatës prej 9 milionë banorë, me një dozë të vaksinave Pfizer Inc që nga 19 dhjetori, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat fillimisht ishin kufizuar për të moshuarit dhe kategoritë e rrezikuara, por tash janë në dispozicion për të gjithë të moshës mbi 40 vjet apo – me leje të prindërve – për ata të moshës nga 16 deri 18 vjet.