Sipas “La Gazzetta dello Sport”, paga e Pep Guardiolës është e papërballueshme për Federatën e Futbollit Italian (FIGC), ndaj nëse spanjolli do të marrë një ofertë për të drejtuar kombëtaren e Italisë, federata do të ketë nevojë për mbështetje financiare nga sponsorët, siç ka ndodhur më parë me Antonio Conten.
Trajneri i Manchester Cityt është shfaqur si një kandidat i mundshëm për pankinën e Italisë.
“Gazzetta” raporton se Guardiola do ta shqyrtonte me dëshirë një propozim nga federata italiane, e cila do të zgjedhë presidentin e ri për të zëvendësuar Gabriele Gravina më 22 qershor, përcjell “Gazeta Express”.
Guardiola fiton rreth 14 milionë euro neto në sezon te Manchester City, plus bonuse, një shumë që konsiderohet e paarritshme për FIGC-në.
Për këtë arsye, nëse Italia do të afrohej me një ofertë për Guardiolën, do të duhej ndihma e sponsorëve.
Ky nuk do të ishte një rast i ri për “Azzurrët”, pasi gjysma e pagës së Contes (4.1 milionë euro) në periudhën 2014–2016 u mbulua nga sponsori “Puma”, i cili aktualisht ka edhe një partneritet komercial me Guardiolën.
Sipas raportimeve, Roberto Mancini ka qenë trajneri më i paguar i Italisë në vitet e fundit, pasi firmosi një kontratë prej 3 milionë eurosh në vit pas fitimit të EURO 2020.
Pasuesi i tij, Luciano Spalletti, fitonte 2.8 milionë euro, ndërsa Giampiero Ventura kishte një pagë prej 1.5 milionë eurosh.
Gennaro Gattuso mori 800 mijë euro për periudhën e tij në krye të kombëtares./GazetaExpress/