Avokatët e 3 serbëve të dënuar për Banjskën do të ankohen në Apel: Gjyakata s'i rezistoi presionit publik - Gazeta Express
string(103) "avokatet-e-3-serbeve-te-denuar-per-banjsken-do-te-ankohen-ne-apel-gjyakata-si-rezistoi-presionit-publik"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 17:41

Avokatët e 3 serbëve të dënuar për Banjskën do të ankohen në Apel: Gjyakata s’i rezistoi presionit publik

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 17:41

Avokatët mbrojtës së tre serbëve të dënuar sot për sulmin e Banjskës kanë thënë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Avokati i Bllagoje Spasojeviqit, Lubomir Pantovic, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës nuk i ka rezistuar presionit të madh publik përgjatë këtyre tri viteve për të marrë vendim për dënim maksimal.

“Gjykata nuk i rezistoi presionit të madh publik trevjeçar për t’i dënuar të pandehurit me dënimin më të ashpër”, tha avokati i Spasojeviçit, Ljubomir Pantoviç.

Sipas avokatëve të Spasojevic e Tolic, “kualifikimi në aktakuzë ishte politik dhe se në këtë rast s’përmendet terrorizmi ose ndonjë përpjekje për shkëputjen e Veriut, meqë një gjë e tillë s’është e mundur të bëhet me 40 persona”, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.

 Derisa avokatja mbrojtëse e Dushan Maksimovic, Jovana Filipovic, tha se ADN-ja dhe gjetjet e tjera ishin negative dhe treguan se klienti i saj nuk kishte qenë në kontakt me armën.

“Ky vendim shkel të gjitha postulatet ligjore dhe jam i sigurt se trupi gjykues i gjykatës së apelit do ta shqyrtojë vendimin më me kujdes dhe do të nxjerrë një vendim bazuar në ligj”, ka thënë Filipovic.

Advertisement
Advertisement
Advertisement