Italia shënon numrin më të lartë të të infektuarve që nga muaji mars - Gazeta Express
string(68) "italia-shenon-numrin-me-te-larte-te-te-infektuarve-qe-nga-muaji-mars"

Italia shënon numrin më të lartë të të infektuarve që nga muaji mars

Gazeta Express

26/10/2020 18:57

Dita e sotme ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi në Itali.

Raportohen 991 të shtruar në 2 orët e fundit dhe 76 të sëmurë më shumë se një ditë më parë në repartet e terapisë intesive.

Lexo Edhe:

Është ky numri më i lartë i pacientëve të shtruar në spitale i shënuar prej 27 marsit 2020.

Dita e sotme ka regjistruar një numër të ulët të tamponeve të kryer në 24 orët e fundit, 124 686 kundrejt mbi 177 mijë të kryer një ditë më parë-.

Italia ka regjistruar 17 012 infektuar e 141 viktima nga Covid-19.

Kryeministri italian Conte dhe qeveria e tij prej 26 tetorit e deri më 24 nëntor kanë vendosur masa më shtrënguese dhe kufizime në lëvizjen e popullisisë, si dhe reduktime të aktivitetit të restoranteve, bareve e lokaleve.

Aktualisht janë 236 684  të infektuar pozitivë dhe janë shëruar 2434  në 24 orët e fundit.

Deri më tani numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali ka arritur në 542 789 persona dhe 37 479 ai i viktimave, ndërsa persona të shëruar janë deri më sot 266 203.

Rajonet më problematike në 24 orët e fundit mbeten Lombardia me 3570 të infektuar dhe rajoni i Toskanës me 2171 të infektuar.