Italia do të heq detyrimin për mbajtjen e maskës në natyrë - Gazeta Express
string(58) "italia-do-te-heq-detyrimin-per-mbajtjen-e-maskes-ne-natyre"

Italia do të heq detyrimin për mbajtjen e maskës në natyrë

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 12:45

Italia do të heqë kufizimet për maskat në natyrë në të ashtuquajturat zona të bardha, ku ka një rrezik të ulët të koronavirusit nga java tjetër, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Që nga 28 qershori nuk do të mbajmë maska për fytyrën jashtë, në zonat e bardha, megjithëse kjo do të bëhet gjithmonë në përputhje me masat paraprake të vendosura nga CTS (Komiteti Shkencor Teknik)”, shkroi Speranza në një postim në Facebook, raporton ATSh.

Lexo Edhe:

Aktualisht, të gjitha rajonet italiane, me përjashtim të Valle d’Aosta në veriperëndim të vendit, janë në zona me rregulla më të lira për koronavirusin.

Valle d’Aosta pritet gjithashtu të riklasifikohet si zonë e bardhë nga e hëna e ardhshme.

Italianët do të duhet ende të mbajnë maska brenda dhe në transportin publik, si dhe kur distancimi shoqëror nuk është i mundur.

Qeveria italiane fillimisht kishte premtuar t’i jepte fund kërkesës për maskë në mes të korrikut, por të hënën këshilltarët shëndetësorë dhanë dritën jeshile për të lehtësuar kufizimet nga 28 qershori