Istogu e shënon fitoren e parë dhe historike në Superligë - Gazeta Express
string(57) "istogu-e-shenon-fitoren-e-pare-dhe-historike-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

08/10/2023 21:16

Istogu e shënon fitoren e parë dhe historike në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

08/10/2023 21:16

Istogu ka regjistruar fitoren e parë në elitë. Istogasit në Prizren ia kanë shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Bashkimit me rezultat 83:77 (15:19, 21:20, 22:16, 25:22).

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Superligës.

Për Istogun kjo ishte fitorja e parë në elitë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse kjo ishte humbja e parë për Bashkimin pas dy fitoreve radhazi.

Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 11 asistime, Kahlon Whitley me 27 pikë dhe Matthew Lang me 23 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime, Jeremy Harris me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Grant Lozoya me 21 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement