Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë.
Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, shkruan Gazeta Express.
Istogu, që debuton në Superligë, do të luajë ndaj Trepçës, me fillim prej orës 17:00.
Për shkak të problemeve me palestër në Istog, kjo ndeshje do të zhvillohet në “Mizahir Isma” të Rahovecit.
Përballja tjetër për ditën e sotme është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Sezai Surroi” të Prizrenit, për shkak se palestra sportive në kryeqyet është ende në procesin e rinovimit.
Përballja mes Prishtinës dhe Prizrenit nis në ora 19:00. /Gazeta Express/
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...