Ismet Krasniqi e rrëzon nga froni Besim Hasanin, zgjidhet kryetar i KOK-ut - Gazeta Express
string(73) "ismet-krasniqi-e-rrezon-nga-froni-besim-hasanin-zgjidhet-kryetar-i-kok-ut"

Sport

Gazeta Express

25/03/2021 20:42

Ismet Krasniqi e rrëzon nga froni Besim Hasanin, zgjidhet kryetar i KOK-ut

Sport

Gazeta Express

25/03/2021 20:42

Ismet Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Komitetin Olimpik të Kosovës.

Krasniqi ka arritur që me përmbysje të madhe, ta rrëzojë nga froni Besim Hasanin pas 25 vjetësh.

Lexo Edhe:

Kundërkandidatë tjetër ishte Linda Shala, por Krasniqi mori më shumë vota se ajo dhe Hasani.

Shala ishte propozuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, kurse Ismet Krasniqi nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Në këtë Kuvend kanë votuar delegatët, përkatësisht drejtuesit e Federatave Sportive.

Krasniqi arriti të fitojë me 53 vota, duke e lënë prapa Besim Hasanin me 41 vota dhe krejt në fund Linda Shalën me 11 vota.

Ndërkohë, në këtë Asamble janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe anëtarët e Bordeve.

Paraprakisht është mbajtur Asambleja e Punës së KOK-ut, ku nuk kanë munguar polemikat dhe debatet. /Gazeta Express/