Ish-koloneli amerikan për deklaratat e Vuçiq: Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë - Gazeta Express
string(115) "ish-koloneli-amerikan-per-deklaratat-e-vuciq-kosova-eshte-si-nje-funeral-ku-askush-nga-serbia-nuk-do-te-marre-pjese"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:51

Ish-koloneli amerikan për deklaratat e Vuçiq: Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 9:51

Ish koloneli amerikan , Philippe Rogers teksa ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që Kosovën e sheh si pjesë të Serbisë, ka thënë se kjo është një çështje e ndjeshme dhe pika e nxehtë me të cilën ai vazhdon të merret.

Rogers e thekson se Kosova është punë e kryer, e ku e ka përshkruar me një fjalim të një mjekeje e ku tha se “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”

 “Po, e di që kjo është një çështje politike shumë e ndjeshme dhe e vazhdueshme, me të cilën ai duhet të merret. Dhe do të përdor një shprehje që e kam dëgjuar – jo nga unë dhe jo nga dikush nga Kosova, por nga një mjeke që e dëgjova duke mbajtur fjalim, dhe kjo mund të jetë kundërthënëse, por mendoj se e përshkruan mirë mënyrën se si Serbia e sheh Kosovën: “Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”, tha ai për Ekonomia Online.

Advertisement
Advertisement
Advertisement