Ish-drejtori i RTK’së i reagon këshilltarit të Kurtit: Injoranti idiot s’mund të tregojë çka është edukuese - Gazeta Express
string(104) "ish-drejtori-i-rtkse-i-reagon-keshilltarit-te-kurtit-injoranti-idiot-smund-te-tregoje-cka-eshte-edukuese"

Ish-drejtori i RTK’së i reagon këshilltarit të Kurtit: Injoranti idiot s’mund të tregojë çka është edukuese

Gazeta Express

25/05/2020 23:48

Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit – Luan Dalipit, duke i thënë se secili injorant idiot nuk mund të tregojë se cka është e edukuese për transmetim dhe cka nuk është.

Kjo sepse Dalipi sot kërkoi nga legjislatura e ardhshme që transformohet RTK’ja me arsyetimin se po shfaqen seriale pa shije.

Lexo Edhe:

“Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium”, shkroi Dalipi.

Ndërsa Shala tha se një episode i serialit i arrin 4 milionë klikime dhe se a është edukuese e gjykojnë vet qytetarët. Tutje, Shala tha se cdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokracië.

“Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, shkroi Shala.