IPK trajtoi mbi 1 mijë e 600 ankesa gjatë 2022-ës - Gazeta Express
string(49) "ipk-trajtoi-mbi-1-mije-e-600-ankesa-gjate-2022-es"

IPK trajtoi mbi 1 mijë e 600 ankesa gjatë 2022-ës

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 11:30

Inspektorati Policor i Kosovës ka trajtuar 1 mijë e 697 ankesa në vitin 2022. Rreth 66 për qind prej tyre i ka adresuar për hetime disipilinore në Polici, kurse 34 për qind për hetim penal. 

Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, sot, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për siguri ka thënë se vitin e kaluar kanë rekomanduar edhe arrestimin e 167 punonjësve policorë.

Lexo Edhe:

Si sukses të IPK-së, Hodaj ka përmendur edhe luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se synimi i tyre është fuqizimi i integritetit policor.

Nga deputetët opozitarë janë ngritur shqetësime për rekrutimin e njësitit të specializuar në mbrojtjen e afërt.

Sipas tyre, diskualifikimi i disa prej zyrtarëve policorë pas kalimit të gjitha trajnimeve ka qenë për aryse poliike.

Mirëpo, kryeshefi Hodaj ka thënë se ndër kriteret shtesë për secilin rekrutim të njësive të specializuara është edhe verifikimi i së kaluarës.

Sipas tij, ky mund të jetë kriteri që disa prej kandidatëve nuk e kanë kaluar.