iOs 16.1 vjen disa ndryshime - Gazeta Express
string(28) "ios-16-1-vjen-disa-ndryshime"

AutoTech

Gazeta Express

20/10/2022 21:26

iOs 16.1 vjen disa ndryshime

AutoTech

Gazeta Express

20/10/2022 21:26

Apple ka njoftuar se më 24 tetor do ta lansojë versionin e ri të sistemit operativ, iOS. Në versionin iOS 16.1 do të përfshihen disa veçori që do të vijnë në iPhone.

“Live Activities” është veçori që ndihmon adhuruesit t’i mbajnë në kryefaqe ato që ndodhin në kohë reale.

Lexo Edhe:

Tani mund të fshihet edhe aplikacioni “Apple Wallet” për herën e parë. Kjo nënkupton që përdoruesit do të largojnë nga telefoni edhe veçoritë “Apple Pay”, “Apple Cash” dhe “Apple Card”.

“Matter Support” është një standard i ri i lidhjes së pajisjeve të mençura të shtëpisë që mundëson lidhjen e tyre për të punuar bashkë, nëpër platforma të ndryshme.

Ndarja e Librarisë së Fotografive në iCloud është veçori e re që familjet t’i shpërndajnë fotografitë në një iCloud të vetëm në të cilin mund të bashkëpunojnë gjashtë përdorues.

Ikona e përqindjes së baterisë ua mundëson përdoruesve të iPhone XR, 11, 12 mini dhe 13 mini ta shfaqin përqindjen e baterisë.

iOS 16.1 do të jetë i disponueshëm për çdo iPhone që është në gjendje të ekzekutojë iOS 16, i cili përfshin iPhone 8 dhe më të ri.

Përditësimi do të jetë i disponueshëm më 24 tetor. Pasi të dalë, mund ta instaloni direkt nga aplikacioni Settings në iPhone tuaj.