IOC preferon mbajtjen e Lojërave Olimpike në pranverë - Gazeta Express
string(53) "ioc-preferon-mbajtjen-e-lojerave-olimpike-ne-pranvere"

IOC preferon mbajtjen e Lojërave Olimpike në pranverë

Gazeta Express

27/03/2020 14:13

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe qeveria japoneze është duke e studiuar mundësinë e zhvillimit të Lojërave Olimpike gjatë pranverës së vitit 2021.

Aktualisht e gjitha bota po përballet me virusin Covid-19, i cili e ka paralizuar edhe botën e sportit, duke bërë që të gjithë aktivitet sportive të pezullohen përkohësisht, pa datë kthimi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e Kampionatit Evropian për një vit, këtë javë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në bashkëpunim me qeverinë japoneze, vendosi që ky turne të shtyhet gjithashtu për verën e vitit 2021.

Megjithatë, gazeta japoneze Nikkei raporton sot se pranvera e vitit 2021 po preferohet nga organizatorët e Lojërave dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për zhvillimin e Lojërave Olimpike.

Vendimi përfundimtar do të merret pas diskutimeve të IOC me qeverinë japoneze dhe të gjitha federatat sportive që do të marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike.

Njëra ndër arsyet për zhvillimin e Lojërave gjatë pranverës është që të mos të duhet sportistët të përballen me temperaturat e larta që sjell vera në Japoni. Për më tepër, në këtë mënyrë do të mundësohej edhe zhvillimit i Kampionatit Botëror të Atletikës në Eugene në gusht të 2021-tës. /Gazeta Express/