IOC merr vendimin përfundimtar për atletët rusë e bjellorusë lidhur me pjesëmarrjen në LO 2024 - Gazeta Express
string(94) "ioc-merr-vendimin-perfundimtar-per-atletet-ruse-e-bjelloruse-lidhur-me-pjesemarrjen-ne-lo-2024"

IOC merr vendimin përfundimtar për atletët rusë e bjellorusë lidhur me pjesëmarrjen në LO 2024

Sport

Gazeta Express

08/12/2023 20:19

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi këtë të premte se atletët rusë dhe bjellorusë do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, për sa kohë që plotësojnë disa kërkesa, më kryesorja është të garojnë nën flamurin neutral.

Deklarata e lëshuar nga IOC, ndalon përfundimisht pjesëmarrjen e këtyre dy vendeve në sportet ekipore, duke bërë gjithashtu të qartë se atletët që kanë mbështetur pushtimin rus në territorin ukrainas dhe ata që janë të lidhur me ushtritë e të dy vendeve, nuk do të jenë lejohen të marrin pjesë.

Lexo Edhe:

Në të njëjtin shënim, IOC informon se aktualisht janë 11 atletë neutralë të kualifikuar, tetë rusë dhe tre bjellorusë. Të gjitha palët e interesuara që përmbushin objektivat e kualifikimit të përcaktuara nga federatat përkatëse ndërkombëtare mund të kualifikohet për të garuar me flamur neutral.

Ndëshkimi i aplikuar për të dy vendet, që konsiderohen fajtorë për luftën që ka prekur Ukrainën që nga shkurti i vitit 2022, mbetet në fuqi, prandaj himnet, flamujt ose çdo simbol që përfaqëson Rusinë dhe Bjellorusinë janë të ndaluara. /SS