Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani mund të rikthehet te Inter me efekt të menjëhershëm, sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Asllani nuk konsiderohet më si një lojtar kyç te Torino, dhe plani i klubit është që ai të gjejë një huazim të ri gjatë janarit për të siguruar më shumë minuta loje.
Vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti, ndërsa tifozët e Interit mbeten të vëmendshëm për mundësinë e rikthimit të mesfushorit në skuadër. /GazetaExpress