Interi është në proces të negociatave për një kontratë të re me Denzel Dumfries, pavarësisht spekulimeve për një interesim për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Aaron Wan-Bissaka.
Holandezi ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij me “Nerazzurrët” dhe është lidhur rregullisht me një largim kohëve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Këtë sezon, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje.
Eksperti i tregut të transferimeve, Matteo Moretto, dha një përditësim mbi pozicionin e klubit italian ndaj 27-vjeçarit dhe “interesimin” për Wan-Bissakan.
Sipas tij, deri tash nuk ka asgjë konkrete lidhur me interesimin për mbrojtësin e “Djajve të Kuq”, por Interi është në bisedime me Dumfries për rinovim të kontratës.
Mes palëve ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur, teksa një takim i ri thuhet se do të mbahet javën e ardhshme për të parë nëse do të mund të ketë një kompromis. /Gazeta Express/