Interi do t'i shesë të huazuarit - Gazeta Express
string(31) "interi-do-ti-shese-te-huazuarit"

Gazeta Express

19/03/2020 14:20

Interi do t’i shesë të huazuarit

Gazeta Express

19/03/2020 14:20

“Nerazzurri” synojnë t’i përfitojnë 133 milionë euro nga shitja e pesë futbollistëve që i ka huazuar këtë sezon në klubet tjera

Interi po planifikon t’i shesë të gjithë lojtarët që i ka huazuar në klubet tjera këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

“Nerazzurri” synojnë t’i përfitojnë 133 milionë euro nga shitja e pesë futbollistëve që i ka dërguar hua për një vit.

Bëhet fjalë për lojtarët Mauro Icardi, Ivan Perisic, Joao Mario, Radja Nainggolan e Valentino Lazaro.

Trajneri Antonio Conte i konsideron ata të panevojshëm dhe kërkon përforcime të reja gjatë verës që vjen.

Me këtë rast, Interi mund të jetë mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, duke u përforcuar mbi të gjitha në fazën ofanzive. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement