Interi do ta zgjat kontratën e Handanovic - Gazeta Express
string(41) "interi-do-ta-zgjat-kontraten-e-handanovic"

Interi do ta zgjat kontratën e Handanovic

Gazeta Express

19/11/2020 17:39

Interi raportohet se është rrugës për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së portierit Samir Handanovic deri në qershor të vitit 2023

Portieri i zikaltërve është, sipas Tuttomercatoweb, duke diskutuar kushtet e reja me skuadrën dhe kanë mbetur vetëm ca formalitete të vogla që ai ta zgjat kontratën edhe një vit më shumë.

Lexo Edhe:

Kontrata momentale e sllovenit skadon në qershor të vitit 2022 dhe kontrata e re do të nënshkruhet në dhjetor.

36 vjeçari kaloi në Inter nga Udinese në korrik të vitit 2012 dhe deri me tani ka 352 paraqitje për Nerazzurri.

Ai ka ruajtur portën të paprekur 123 herë prej që ka kaluar në Inter por vetëm dy herë në 10 ndeshjet e sezonit të ri 2020-21. /GazetaExpress/