Interi arrin marrëveshje verbale me John Stones, për një kontratë 2-vjeçare - Gazeta Express
string(74) "interi-arrin-marreveshje-verbale-me-john-stones-per-nje-kontrate-2-vjecare"

Futboll

Gazeta Express

27/07/2026 20:40

Interi arrin marrëveshje verbale me John Stones, për një kontratë 2-vjeçare

Futboll

Gazeta Express

27/07/2026 20:40

“Sky Sport Italia” pretendon se John Stones ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për një kontratë dyvjeçare, pasi ai u bë lojtar i lirë nga Manchester City.

Reprezentuesi i Anglisë shkoi në Kupën e Botës pa kontratë, pasi marrëveshja e tij me Manchester Cityn u la të skadonte më 30 qershor pas një dekade me klubin.

Juventus kishte bërë gjithashtu një qasje dhe kishte zhvilluar negociata, por Interi u rikthye sot me një propozim të përmirësuar.

Sipas ekspertit të transferimeve të “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio, Stones ka arritur mbrëmjen e sotme një marrëveshje verbale me “Zikaltrit” për një kontratë dyvjeçare.

Ajo parashikon pagë prej 4 milionë eurosh neto në sezon.

Qendërmbrojtësi festoi 32-vjetorin e tij vetëm në muajin maj dhe ishte një titullar i rregullt në kombëtaren e Anglisë që fitoi medaljen e bronzit në SHBA, Kanada dhe Meksikë këtë verë.

Interi kishte nevojë për një mbrojtës për të zëvendësuar Francesco Acerbin dhe Matteo Darmian, të cilët u larguan në fund të kontratave të tyre.

Kishte gjithashtu disa clube të Premierligës të interesuara, si Chelsea dhe Arsenal, por Stones preferoi një përvojë të re pas 10 vitesh me Manchester Cityn./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement