Infermierja infektoi me Covid 13 kolegë, Pipero: I sugjeruan izolimin, nuk e zbatoi këshillën - Gazeta Express
string(90) "infermierja-infektoi-me-covid-13-kolege-pipero-i-sugjeruan-izolimin-nuk-e-zbatoi-keshillen"

Infermierja infektoi me Covid 13 kolegë, Pipero: I sugjeruan izolimin, nuk e zbatoi këshillën

Gazeta Express

27/05/2020 22:45

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur këtë mbrëmje në ‘Open’ në lidhje me numrin relativisht të lartë të të infektuarve me Covid ditët e fundit.

Pipero foli dhe për rastin e një infermiereje, e cila infektoi 13 kolegë të saj në QSUT-në e Tiranës.

Lexo Edhe:

 “I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën”, u shpreh mjeku Pipero.