Infektohen me Covid-19 dy persona në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi - Gazeta Express
string(84) "infektohen-me-covid-19-dy-persona-ne-gjimnazin-e-fushe-kosoves-nuk-nderpritet-mesimi"

Infektohen me Covid-19 dy persona në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi

Gazeta Express

29/09/2020 13:29

Dy persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në gjimnazin”Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Express. Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Megjithatë mësimi në këtë shkollë po vazhdon.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Lexo Edhe:

“Po, kemi dy punëtorë të stafit që kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, deri më tani në këtë shkollë janë gjithsej tre persona të infektuar, dy mësimdhënës dhe një punëtor teknik./Gazeta Express/