India shënon shifrën më të ulët të viktimave të pandemisë që nga 3 gushti - Gazeta Express
string(73) "india-shenon-shifren-me-te-ulet-te-viktimave-te-pandemise-qe-nga-3-gushti"

India shënon shifrën më të ulët të viktimave të pandemisë që nga 3 gushti

Gazeta Express

29/09/2020 8:47

Ministria e Shëndetësisë e Indisë e raportoi numrin më të vogël ditor të viktimave të koronavirusit që nga 3 gushti në kohën kur shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia në tërë botën shkoi në mbi 1 milionë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në shtetin me mbi 1.3 miliard banorë u regjistruan 776 të vdekur nga sëmundja Covid-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 70,589 persona të infektuar dhe shifra e përgjithshme e rasteve shkoi në 6.15 milionë, ndërsa numri i viktimave 96,318.

Ndonëse numri i viktimave të pandemisë është relativisht i ulët në krahasim me shifrën e infektimeve – 1.6 për qind -, ky shtet është në mesin e vendeve më të prekura dhe bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin ka rreth 45 për qind të rasteve botërore.