I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgim avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët - Gazeta Express
string(110) "i-vazhdohet-edhe-per-dy-muaj-paraburgim-avokatit-qe-dyshohet-se-pranoi-8-mije-euro-per-te-ndikuar-te-gjyqtaret"

I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgim avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët

Lajme

Gazeta Express

08/09/2023 12:19

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj avokatit Hamdi Jashari i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prishtinë.

Lexo Edhe:

“Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit H.J i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për “Betimin për Drejtësi”

Ndryshe, edhe më 7 korrik 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, në përgjigjen e saj kishte njoftuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Jashari.

Ndërkaq, më 8 qershor 2023 avokati Jashari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte ndaluar fillimisht për 48 orë