I përfshiu në Kryesinë e re- Abdixhiku ua ‘falë kritikat’ Hotit e Bajramit, por jo edhe Gashit - Gazeta Express
string(91) "i-perfshiu1-ne-kryesine-e-re-abdixhiku-ua-fale-kritikat-hotit-e-bajramit-por-jo-edhe-gashit"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 12:06

I përfshiu në Kryesinë e re- Abdixhiku ua ‘falë kritikat’ Hotit e Bajramit, por jo edhe Gashit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 12:06

Ditën e sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftoi kryesinë e re të kësaj partie të cilën e ka emëruar kryetari i saj, Lumir Abdixhiku. Plot 14 emra të kryesisë së vjetër, Abdixhiku, s’i përfshiu në kryesinë e re. Ndërsa në anën tjetër, shtatë emra të rinj, i pari i LDK’së, i pa të përshtatshëm që të jenë pjesë e kësaj kryesie e cila numëron 34 anëtarë. E njëjta, siç bëri të ditur LDK’ja, do vazhdojë të plotësohet me përfaqësues nga degët e mëdha të kësaj partie, shkruan Gazeta Express.

Pos largimeve të shumta, e prurjeve të pakta, që morën vëmendje, kryesia e re, ra në sy edhe për një gjë tjetër. Arsyeja është se në kryesinë e re përfshihen emrat e Avdullah Hotit, e Hykmete Bajramit.

Arsyeja për këtë, kanë qenë raportet e ‘ftohta’ mes këtyre dyve dhe Abdixhikut. Shkak i këtyre raporteve, ishin bërë rezultatet e LDK’së në zgjedhjet parlamentare, dhe, pakënaqësitë e Bajramit dhe Hotit me udhëheqjen e kësaj partie nga Abdixhiku.

Lidhur me këtë situatë, ish-kryeministri Hoti, gjatë viteve të fundit ka bërë thirrje për lidership të ri të LDK’së. Ai kishte vlerësuar se qe nga koha e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Abdixhiku ka qenë kryetari që ka pasur më së ‘’shumti diskrecion vendimarrës’’. Hoti deklaronte LDK’ja duhet të ‘’kthehet vetës’’, si dhe kjo parti s’është parti që ‘’heq koka të liderëve të partisë’’ porse e njëjta ‘’riogranizohet pas rezultateve të zgjedhjeve’’.

Madje Hoti, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kishte paralajmëruar edhe se do të paraqes kandidaturën për kryetar të partisë. Megjithatë këtë veprim, ai s’e kishte bërë.

Kritike dhe e pakënaqur ndaj Abdixhikut, ishte shprehur edhe Bajrami. Anipse jo aq hapur e shpesh sa Hoti, qëndrimet e Bajramit lidhur me lidershipin e Abidxhikut ishin bërë të qarta.

Madje, Bajrami, kishte kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit pas rezultateve të dobëta të LDK’së në zgjedhjet e dhjetorit.

Vetë Bajrami, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e saj në LDK pas këtyre zgjedhjeve, duke kërkuar edhe nga Abdixhiku të mbajë të njëjtën përgjegjësi.

Raportet e ‘ftohta’ mes të treve ishin vërejtur dukshëm edhe në mbledhjen e Kuvendit të LDK’së, para të cilit, Abdixhiku kishte ofruar dorëheqjen, porse e njëjta, me shumicë votash s’ishte pranuar nga anëtarët e partisë.

Aty, pas fjalimit që kishte mbajtur Abdixhiku, pjesa dërmuese e anëtarëve të kësaj partie ishin ngritur në këmbë duke duartrokitur Abdixhikun, por jo edhe Hoti, Bajrami e Arben Gashi.

Për dallim nga të parët, ky i fundit, Gashi pra, s’është përfshirë në listën e kryesisë së re të LDK’së nga Abdixhiku. Duket se për dallim nga Hoti e Bajrami, Abdixhiku me Gashin mban ende raporte jo të mira.

Advertisement
Advertisement
Advertisement