Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, për Kosova Live në T7, ka folur për zjarrin masiv që përfshiu një kompleks pallatesh në Tiranë ditën e djeshme.
Ministri ka bërë të ditur se hetimet atje po vijojnë, dhe se, do të ‘’evidentohen të gjitha përgjegjësitë përkatëse që çuan në këtë zjarr të përmasave masive’’.
‘’Filluan edhe veprimet normale, procedurale që nis Policia nga mbledhja e elementeve që i shërben një hetimi të kompletuar, përfshirë pamjet filmike, kamerat. Është hetim që vijon. Sipas informacioneve që janë grumbulluar, do të evidentohen të gjitha përgjegjësitë përkatëse që çuan në këtë zjarr të përmasave masive. Ishte moment ankthi sepse po luftonim me sekondat. Nuk mund të lejonim që kjo të shkaktonte më shumë stres mbi trupën e zjarrfikësve dhe sigurisë, policisë që ishin aty”, ka thënë ai. /Express