‘‘Kërkuam ndërhyrje nga ajri’’, Ministri i Brendshëm në Shqipëri flet pas zjarrit në Tiranë: Donim të shmangnim humbjen e jetëve - Gazeta Express
string(122) "kerkuam-nderhyrje-nga-ajri-ministri-i-brendshem-ne-shqiperi-flet-pas-zjarrit-ne-tirane-donim-te-shmangnim-humbjen-e-jeteve"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 13:47

‘‘Kërkuam ndërhyrje nga ajri’’, Ministri i Brendshëm në Shqipëri flet pas zjarrit në Tiranë: Donim të shmangnim humbjen e jetëve

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 13:47

Ditën e djeshme një zjarr masiv përfshiu një kompleks pallatesh në Tiranë.

Lidhur me rastin, për Kosova Live, ka folur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari.

Ky i fundit bëri të ditur se, kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, si dhe, qëllimi i tyre ishte të shmangnin humbjen e jetëve në njerëz.

‘’U afrova aty, dhe menjëherë bëmë koordinimin e trupave dhe shtimin e forcave. Policia ishte aty për të garantuar një kontroll të trafikut. Kërkuam edhe ndërhyrjen nga ajri. Zjarri ka qenë kryesisht në pjesën e jashtme të ndërtesës. Donim me çdo kusht të shmangnim humbjen në jetë njerëzish. Kompleksi i godinës që mori flakë ishte pranë zonës së spitalit’’, tha ai mes tjerash. /GazetaExpress

VIDEO E PLOTË:

Advertisement
Advertisement
Advertisement