Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, për Kosova Live në T7, ka folur për zjarrin masiv që përfshiu një kompleks pallatesh në Tiranë ditën e djeshme.
Lamallari ka thënë se zjarrfikësit kanë rrezikuar vetë jetën e tyre, dhe se, ai është krenar që zjarrfikësit dhe policia janë pjesë e punës së tij të përditshme.
‘’Siç e patë nga pamjet, kishte copa materiale që binin nga lartë ndërtesës, dhe vërtetë zjarrfikësit aty kanë bërë një punë heroike duke rrezikuar vetë jetën e tyre, duke ndarë pajisjet mbrojtëse me zonjën që po e transportonin. Unë jam shumë krenar që si policia dhe zjarrfikësit janë pjesë e punës sime të përditshme. Dhe vërtetë janë heronj.’’, ka thënë ai.