I ka vetëm 13 vjet dhe posedon 4 diploma universitare - Gazeta Express
string(53) "i-ka-vetem-13-vjet-dhe-posedon-4-diploma-universitare"

Gazeta Express

02/06/2020 13:39

I ka vetëm 13 vjet dhe posedon 4 diploma universitare

Gazeta Express

02/06/2020 13:39

Kohëve të fundit po dëgjojmë shpesh se si fëmijët po shtyjnë kufijtë.

Është e rëndësishme që menjëherë të zbulohet inteligjenca dhe talenti i tyre, të paktën kështu thonë prindërit e të diplomuarit më të rinj në historinë e fakulteteve.

Lexo Edhe:

Jack Rico jeton në SHBA, si 13-vjeçar është “pronar” i katër diplomave universitare të fushave të ndryshme, të cilat i “fitoi” në një periudhë kohore prej dy viteve.

Ai diplomoi në: historinë e artit, sjelljet sociale dhe vetë-zhvillim, shkencat sociale dhe të sociologji.

Këtij studenti fatlum mesatarisht i janë dashur dy vite për të fituar një diplomë. E javën e kaluar diplomoi në kolegjin Fullerton në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Jack është shumë modest, por gjykuar nga notat dhe vlerësimet e profesorëve, ai është një gjeni i rrallë.

“Është e rëndësishme të zbulohet me kohë talenti dhe t’i dëgjoni këshillat e profesorëve”, thotë ky 13-vjeçar i cili ende nuk e di se me çfarë profesioni do të merret në të ardhmne.