I fundit në listë, Haki Abazi futet për pak në Kuvend - Gazeta Express
string(52) "i-fundit-ne-liste-haki-abazi-futet-per-pak-ne-kuvend"

I fundit në listë, Haki Abazi futet për pak në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 11:02

Haki Abazi, i cili ishte zëvendës i Albin Kurtit në Qeveri, ka dalur i fundit në listën e 58 kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilët kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton Express.

Abazi i ka marrë 7 mijë e 627 vota.

Lexo Edhe:

Para zgjedhjeve të parafundit të 6 tetorit 2019, Abazi ishte anëtarësuar në LVV, duke u pritur si një nga prurjet më të rëndësishme.

Pas fitores së atyre zgjedhjeve dhe zyrtarizimit të koalicionit me LDK-në, Abazit iu dha pozita e zëvendëskryeministrit.