Hoxhaj për vërsuljen e Ramës kundër Bashës: Po na dëmton rëndë, nuk i ndihmon as shokët në Hagë - Gazeta Express
string(93) "hoxhaj-per-versuljen-e-rames-kunder-bashes-po-na-demton-rende-nuk-i-ndihmon-as-shoket-ne-hage"

Gazeta Express

19/11/2020 14:04

Me i fundit

Hoxhaj për vërsuljen e Ramës kundër Bashës: Po na dëmton rëndë, nuk i ndihmon as shokët në Hagë

Gazeta Express

19/11/2020 14:04

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se instrumentalizimi politik i proceseve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, po e dëmton rëndë Kosovën, duke aluduar kështu për vërsuljen e kryeministrit Edi Rama ndaj Lulzim Bashës, raporton Express.

Sipas Hoxhës, një veprim i tillë nuk iu ndihmon as Thaçit e të tjerëve që gjenden në Hagë.

Lexo Edhe:

“Akuzat që janë gatuar nga kundërshtarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Rusia, nuk duhet të na gjej të përçarë e të papërgatitur. Prandaj instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë!”, ka shkruar Hoxha.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, qe disa ditë po vazhdon fushatën e tij politike duke përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama ka kohë që po merret intenzivisht me ermin e UÇK-së në llogarinë e tij në Facebook, por edhe nëpër studio televizive.

Madje ai po akuzon edhe opozitën për bashkëpunim kundër luftës së UÇK-së. Lulzim Basha i PD-së është bërë objekt i një fushate të egër nga Edi Rama që e akuzon për tradhti ndaj Kosovës. /Express