Shkruan Ismail Tasholli
Për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga Kosova me dashuri nga përvoja
Nëse dikush nga politika, në fillim i ka vetëm do KUSHTE PATRIOTIKE dhe kishe po kujdeset për dinjitetin e shoqnisë, mos i besoni. Është një RRENË e madhe që qëllim e ka mashtrimin.
Ata qashtu nisin, tu i akuzu të tjerët për servilë e t’butë, mandej vazhdojnë tu i akuzu si të korruptuar dhe i shantazhojnë me burg. Me një sabah, veç kur t’i shihni t’u dhanë toka e t’u realizu “Zajednica” – me dorë t’vetën!? Bile ju kqyrin n’dritë t’synit, pa pike marre! Serial-rrenca.
Nëse e aktivizojnë “albano-detektorin”, demek me ju kallxu se kush është ma shumë a ma pak shqiptar – ikni prej tyne! Ose janë t’çumë prej UDB’s, ose janë PRIMITIVË që kanë hi n’politikë me i plotësu mangësitë personale.
Nëse dikush u afrohet t’u ju folë se si “që njëzetë vjet është shkatërru ky vend” – ikni si prej maces së zezë që ua pret udhën!
Keni me u habitë me armatën e analfabetëve që kanë me ua dhanë si opsion në emër të progresit.
Ua faktoj me shembuj konkretë nga përvoja jonë këndej.
Për shembull:
Tash, njifarë Qoku i juaji – e shumë të tjerë t‘ngjashëm – kanë dalë në publik me të njejtat simptome t’lahperave që rrejnë tu ju këqyrë n’sy. Ky Qoku nisi me thanë se Talat Xhaferi s’është shqiptar se nuk ka shku te varret e dëshmorëve e këso vica që po jau shkrun ky Kryeministri jonë këndej, Kurti.
E tap-rrap, njifarë Dimitar Apasiev, që ka kërku nga qeveria maqedone heqjen e njohjes për Republikën e Kosovës dhe anulimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, bon fotografi koalicioni me këta njerëzit e Kurtit në Shkup!
Ky është veç një shembull, sa monumental janë në pabesi.
Por, ATTENZIONE, të dashur qytetarë, po ju rrejnë sa janë t’randë, po dojnë me ju mashtru…
I kena hangër këto fore na knej n’Kosovë.
Qytetarë të nderuar andej: MOSNI se në fund ju dalin veç do idiotë me brenga ideologjike e super personale.
Që keni pyetje tjera për FOLLIRANTA me dokumente lajmëronani, ju ndihmojmë! Përvoja na ka zhvillu shqisat që në kilometra t’i dallojmë idiotët politik dhe rrencat patologjikë.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...