Hoxhaj, pas “parafushatës” në Mitrovicë: PDK do të ruajë dinjitetin e veteranit, do rrisë pensionet për 30 për qind - Gazeta Express
string(85) "hoxhaj-pas-parafushates-ne-mitrovice-pdk-parasheh-rikthimin-e-dinjitetit-te-veteranit"

Hoxhaj, pas “parafushatës” në Mitrovicë: PDK do të ruajë dinjitetin e veteranit, do rrisë pensionet për 30 për qind

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 20:15

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh edhe ushtrues detyre i pozitës së kryetarit në këtë subject politik, është shprehur se programi i tyre politik do iu ofrojë mbështetje familjeve të veteranëve.

Hoxhaj këto komente i ka bërë pas një vizite në degët e partisë në Mitrovicë, ku edhe prezantoi prurjet e reja në PDK nga kjo Komunë, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Plani i jonë i rimëkëmbjes parasheh rikthimin e dijnitetit të veteranit, familjëve të dëshmorëve dhe invalidëve, duke ua rritur pensionet për 30%, familjet do të përfitojnë pension për çdo dëshmor dhe nuk do tu ndërpritet pensioni për veteranët që kanë kontratë pune”, ka deklaruar ndër të tjera i pari i PDK’së.

Kandidati për kryeministër nga radhët e subjektit opozitar ka insistuar në idenë se PDK do të shpallet partia fituese në zgjedhjet e ardhshme.

“Si në çdo betejë tjetër, ne do të jemi një trup, të bashkuar, të pathyeshëm, ku pas fitorës ushtarake më 1999, asaj politike dhe diplomatike më 2008, së bashku do të sjellim fitoret e ardhshme për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar”, tha tutje ai.

PDK në programin e tyre ‘Rimëkëmbja’, ka premtuar edhe ngritjen e pagës minimale nga 170 në 300 euro. Po ashtu, ata kanë premtuar edhe një pako rimëkëmbjeje prej një miliard eurosh.

Këshilli Qëndror Zgjedhor (KQZ) ka përcaktuar dhjetë ditë para zgjedhjeve që do mbahen më 15 shkurt si ditë fushate. /Gazeta Express/