Hoxha: A e dini sa padrejtësisht ishte eliminuar Remzi Ejupi nga gara për kryetar të FFK-së?! - Gazeta Express
string(90) "hoxha-a-e-dini-sa-padrejtesisht-ishte-eliminuar-remzi-ejupi-nga-gara-per-kryetar-te-ffk-se"

Hoxha: A e dini sa padrejtësisht ishte eliminuar Remzi Ejupi nga gara për kryetar të FFK-së?!

Gazeta Express

13/12/2019 21:14

Zyrtari i lartë i Prishtinës, Fatos Hoxha, në emisionin “Favorit” ka thënë se klubit më të madh në Kosovë që 20 vjet i është pamundësuar të përfaqësohet në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas tij, në zgjedhjet e organeve të FFK-së, prej kryetarit e poshtë, procesi duhet të demokratizohet, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e ka kujtuar rastin e presidentit të Prishtinës, Remzi Ejupit, kur para disa vitesh iu kishte pamundësuar të kandidojë për kryetar të FFK-së.

Puna e nënshkrimeve të delegatëve është e njëjtë në futbollin kosovar edhe sot e asaj dite.

“Remzi Ejupit s’iu lejua të kandidojë për kryetar të FFK-së. Ai s’mundi të kandidojë pasi që u shkel në mënyrë flagrante e drejta e statutit. Ai i ka pasur nënshkrimet, por një nënshkrim ishte për dy njerëz”, ka thënë Hoxha në Favorit.

“Kur shkoi nënshkrimi i 15-të për të kandiduar, ata shkuan dhe ia morën nënshkrimin e 15-të. Ai i pati 15 nënshkrime, një njeri i ka dhënë dy nënshkrime. Kjo u bë vetëm për ta eliminuar”. /Gazeta Express/