Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde - Gazeta Express
string(54) "horoskopi-javor-zbulo-cdo-te-ndodhe-me-shenjen-tende-2"

Fun

Gazeta Express

11/03/2024 21:44

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Fun

Gazeta Express

11/03/2024 21:44

Afërdita, këtë të hënë, hyn te Peshqit dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 5 prill, duke të të frymëzuar të shohësh me vëmendje çdo gjë që të rrethon dhe t’i çosh lidhjet e tua në një nivel të ri, më të kujdesshëm dhe të bukur.

Një bashkëveprim i Hënës dhe Jupiterit do të ndodhë në Dem në mes të javës dhe të tjera ngjarje qiellore do të të motivojnë të ëndërrosh dhe të kesh më shumë parandjenja.

Lexo Edhe:

Dashi

Lëre të shkuarën pas. Afërdita hyn te Peshqit dhe të ndihmon të çlirohesh nga njerëz dhe sjellje që të mbajnë pezull në të shkuarën. Ndërsa të mërkurën, kur bashkëvepron Hëna me Jupiterin, do të kesh mundësi që ta dëgjosh trupin tënd dhe të marrësh mësimet e tua. Ti je një shpirt kreativ, ndaj shprehe veten.

Demi

Mes miqësisë dhe dashurisë? Mund t’i kesh të dyja, i dashur Dem. Afërdita do të hyjë në zonën e miqësisë dhe do të ndërthurë romancën me miqësinë. Të mërkurën, Hëna dhe Jupiteri do të të motivojë që të shkëlqesh dhe të realizosh dëshirat e tua. Në fund, Dielli dhe Neptuni do të merren me pjesën e shërimit tënd shpirtëror.

Binjakët

Krijo lidhje dhe mbaj përgjegjësi për veprimet e tua. Këto janë dy gjërat që duhet të bësh këtë javë. Ndërsa Afërdita hyn te Peshqit, ndriçon aspektin e karrierës dhe të strategjive profesionale që ti ke. Ndërsa Hëna dhe Jupiteri të thonë që të pushosh sa më shumë, pasi në vijim do të kesh një muaj të zënë. Gjej balancën e duhur dhe jepi drejtim!

Gaforrja

Ti ke tendencën të mendosh shumë e gjatë, por jo gjithçka e meriton gjithë këtë energji. Do të mund t’i shohësh gjërat me shpresë, optimizëm dhe do të jesh një person më i kthjellët për gjërat që do të vijnë në jetën tënde. Ndërkohë, fto miqtë e tu dhe kalo ditë të bukura, të mbushura me momente pozitive.

Luani

Mos ki frikë nga intimiteti, i dashur Luan. Afërdita te Peshqit të këshillon që të krijosh lidhje më domethënëse dhe të shkosh në vende të tjera, ku mund të transformohesh dhe të jesh një person më i suksesshëm. Mos e refuzo dashurinë dhe as raportin e afërt që mund të krijosh me dikë.

Virgjëresha

A tërhiqen të kundërtat? Ti mendon se po dhe gjatë kësaj jave, sfera e romancës do të jetë më aktive se kurrë, duke sjellë pranë teje njerëz që të fuqizojnë dhe të sfidojnë. Ti e di sa seksi është kjo për ty, ndaj ndërmerri ca aventura të këndshme dhe shijoje javën e gjatë që ke përpara.

Peshorja

Duhet t’u kushtosh më tepër vëmendje detajeve të vogla, për veten dhe të tjerët. Besoji vetes me më shumë forcë dhe dëgjoje intuitën. Të gjitha bashkë mund të të thonë gjëra të vlefshme, të cilat do të të motivojnë dhe shërbejnë në qindra mënyra.

Akrepi

Tregoje të vërtetën tënde, sidomos në fushën e ndjenjave. Ndaji emocionet, dëshirat dhe mendimet me të tjerët, në mënyrë më të guximshme. Kjo javë sjell më shumë mundësi në aspektin romantik, ndaj nëse lind shansi për një arratisje me personin e zemrës, bëje si aventurë.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave zemra jote do të jetë e sigurt, ndërsa i lidhesh me njerëz që kanë një kujdes ekstra ndaj emocioneve të tua dhe të japin sigurinë që meriton. Fokusi yt do të forcohet këtë javë dhe ti do të njihesh me të tjera mundësi, ndoshta edhe më të mira se ato aktualet.

Bricjapi

Të komunikosh do të thotë të krijosh lidhje të reja me njerëzit që të rrethojnë. Aftësitë e tua në komunikim dhe në socializim do të jenë mjaft të mira këtë javë dhe ti do të mund të ngresh humorin tënd dhe të njerëzve përreth. Ti e di: Humor më i mirë = vetëbësim më i lartë.

Ujori

Me shumë gjasa këtë javë do të marrësh ca para më shumë, që të realizosh dëshirat e tua. Të mërkurën, inteligjenca jote emocionale do të zgjerohet edhe më shumë dhe do të kesh mundësinë e artë që mendimet e planet e tua t’i zbatosh dhe të jetosh sipas vlerave të tua.

Peshqit

Gëzuar ditëlindjen! Afërdita hyn në një fazë të re, duke të të dhuruar më shumë vëmendje ndaj të bukurës dhe harmonisë. Këtë javë, lidhjet e tua do të forcohen dhe ti do të kesh më shumë konsideratë për njerëzit e dashur, duke i zgjedhur fjalët me një kujdes të veçantë. Mos harro! Ke ditëlindjen, ndaj mos i kurse dëshirat.