Hong Kong, protestuesit përleshen me policinë dhe në qendra tregtare


Gazeta Express
15 Dhjetor 2019 23:39

Policia e Hong Kong-ut ka përdorur sprej për t’i shpërndarë protestuesit dhe i ka arrestuar disa prej tyre të dielën pasi disa grupe të vogla të tyre i shenjestruan disa qendra tregtare, duke i dhënë fund një qetësie relative në qytetin me autonomi të kufizuar.

Protestat e dhunshme dhe vandalizmi shpërthyen në disa lokacione. Policia u kundërpërgjigj me sprej në të paktën dy qendra tregtare.

Një vajzë e shkollës së mesme dhe një djalë 16-vjeçar u arrestuan në qendrën tregtare “Sha Tin”. Ata u prezantuan vetë përderisa po largoheshin nga policia.

Disa protestues të maskuar i dëmtuan edhe disa restorante të një rrjeti për shkak se vajza e pronarit të tyre i kishte kritikuar më parë protestuesit.

Ndryshe, partitë që i përkrahin protestuesit e shënuan një fitore të rëndësishme në zgjedhjet për këshillin lokal muajin e kaluar. Të dielën e kaluar, rreth 800 mijë njerëz marshuan nëpër rrugët e qytetit në mënyrë paqësore.

Protestat në Hong Kong kanë filluar para gjashtë muajve për shkak të një projektligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Fuqitë perëndimore kanë kërkuar që Kina ta respektojë autonominë e Hong Kong-ut, ndërsa Kina i ka akuzuar ato për ndërhyrje në çështjet e brendshme të këtij vendi, shkruan “The Guardian”.

Te fundit


Kthehu lart