Holandezët në protesta kundër shtetrrethimit - Gazeta Express
string(44) "holandezet-ne-protesta-kunder-shtetrrethimit"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 20:25

Holandezët në protesta kundër shtetrrethimit

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 20:25

Holandezët nuk e kanë pritur mirë nisjen e orarit të shtetrrethimit si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Ashtu si gjatë fundjavës, protestat nuk u ndalën edhe këtë të hënë në të gjithë vendin. Në qytetet kryesore, Amsterdam, Eindhoven, etj. pati përleshje të ashpra mes protestuesve dhe policisë.

Lexo Edhe:

I nevojshëm ishte edhe përdorimi nga policia i topave me ujë dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë manifestuesit të cilët u vunë flakën dhjetëra objekteve. Mbi 100 protestues u arrestuan.

Shtetrrethimi nis nga ora 21:00 në darkë deri në 04:30 të mëngjesit. Kush nuk bindet paguan 95 Euro gjobë. Holandezët nuk janë përballur që prej Luftës së Dytë Botërore me shtetrrethim, por qeveria e pa të arsyeshme për shkak të shifrave të larta të infektimeve që kanë prekur rekorde të vazhdueshme që prej Dhjetorit.

Rënie të ndjeshme pësuan shifrat e pandemisë në vende problematike si Britania e Madhe e Gjermania. Shumë vende si Gjermania, Holanda, Italia, etj, kanë ndaluar fluturimet me Britaninë e Madhe apo Afrikën e Jugut nga e kanë origjinën variantet e reja të koronavirusit. Më ekstrem me masa është Izraeli që ka ndaluar gjithë fluturimet me jashtë.