HK Personaldienst: Rekrutuesi më i mirë për institucionet shëndetësore në Gjermani - Gazeta Express
string(83) "hk-personaldienst-rekrutuesi-me-i-mire-per-institucionet-shendetesore-n-gjermani-11"

HK Personaldienst: Rekrutuesi më i mirë për institucionet shëndetësore në Gjermani

Gazeta Express

29/02/2020 10:51

Më 1 mars në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri mbi imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në Gjermani kërkohen veçanërisht Profesionistët e infermierisë. Një nga kompanitë kryesore për ndërmjetësimin e Profesionistëve në institucionet shëndetësore të Gjermanisë është HK Personaldienst & Consulting GmbH. Për shkak të ngjarjeve të fundit, kemi zhvilluar një intervistë me dy drejtorët, Gentiana Krasniqi dhe Christian Hoferer.

Të Dielën e ardhshme do të hyjë në Gjermani ligji i ri mbi imigrimin e punëtorëve të kualifikuar në fuqi. Çfarë prisni nga ky ligj?

Lexo Edhe:

Hoferer: Në shpresojmë mbi të gjitha në impulse të dukshme në përpunimin e dokumenteve nga autoritetet gjermane. Kjo vlen veçanërisht për infermierët nga Kosova, të cilët duan të punojnë në Gjermani.

Çfarë është saktësisht HK GmbH?
Krasniqi:
Si HK Personaldienst & Consulting GmbH jemi në ndërmjetësimin e profesionistëve të infermierisë nga Republika e Kosovës në Gjermani të specializuar. Selia kryesore e kompanisë sonë është në Shtetin e Bavarisë (Gjermani).

Cilët profesione i ndërmjetësoni në Gjermani?
Krasniqi:
Ne ndërmjetësojmë infermierë, fizioterapeuta, por edhe mjekë të diplomuar. Aktualisht kërkohen posaçërisht infermierët.

Tek kush i ndërmjetësoni?
Hoferer:
Ne rekrutojmë veçanërisht për spitale, qendra të rehabilitimit dhe shtëpi të pleqve në Gjermani, posaçërisht në Shtetin e Bavarisë. Kandidatët tanë rekrutohen pothuajse vetëm nga Republika e Kosovës.

Pse veçanërisht në shtetin e Bavarisë?
Hoferer:
Shteti i Bavarisë është diçka si “qendra e forcës” e Gjermanisë. Ajo është e vendosur në juglindje të Gjermanisë. Me rreth 13 milionë banorë, është shteti i dytë më i madhi në Gjermani. Papunësia është e ulët rreth 3%. Nevojiten shumë profesioniste, veçanërisht në fushat e infermierisë dhe të mjekësisë. Në përgjithësi ka shumë mundësi për zhvillim dhe shkollim të mëtejshëm. Shteti ka gjithashtu edhe nga ana e turizmit shumë për të ofruar me liqenet, bjeshkët dhe kështjellat e saj. Çdokush e njeh FC Bayernin, BMW‘në, Audi‘në ose kështjellën Neuschwanstein. 

Gentiana Krasniqi dhe Christian Hoferer.

Si mund të aplikojnë të interesuarit?
Krasniqi:
Në fakt është shumë thjeshtë për të aplikuar. Së pari fillon online: të interesuarit shkojnë në faqen tonë të internetit “www.personaldienst.bayern”. Nën rubriken “Für Fachkräfte” gjendet një formular i aplikimit. Aty duhet të mbushën të gjitha informatat e kërkuara dhe të bëhen të gjitha dokumentet e nevojshme „upload“.

Çfarë duhet të sjellin aplikuesit për të patur një shans tek ju?
Hoferer:
Është e rëndësishme që aplikantët të kenë një shkollë të përfunduar, psh. si infermier. Aktualisht po kërkohen absolventët me një diplomë bachelor nga një universitet. Është gjithashtu një avantazh nëse kandidatët kanë përvojë praktike në profesionin e tyre – por kjo nuk është patjetër e nevojshme. Gjithashtu edhe njohuri në gjuhen gjermane janë një përparësi, por jo e domosdoshme në fillim. Ata ende mund të mësojnë gjermanisht si pjesë e programit tonë – kjo është ajo për të cilën ne jemi këtu. Përveç kësaj, ne i japim rëndësi të madhe që kandidatët tanë janë të besueshëm, përkushtuar dhe të angazhuar. Dhe natyrisht duhet të kenë vullnet për të jetuar dhe punuar në Gjermani në afat të gjatë.

Çfarë mund të presin profesionistët nëse pranohen në programin e juaj të ndërmjetësimit për Gjermani?
Krasniqi:
Nëse një aplikant pranohet në programin tonë të ndërmjetësimit për Gjermani, ne ofrojmë një seri shërbimesh për të. Para së gjithash, gjëja më e rëndësishme është që ne gjejmë një punë të përshtatshme në Gjermani për të. Përveç kësaj, ne sigurojmë qe ta arrijnë nivelin B2 në gjuhën gjermane sa të jen në Kosovë. Kjo arrihet duke i ndjekur kurset gjermane në Kosovë, të cilat financohen plotësisht nga ne. Ne gjithashtu mbështesim kandidatët tanë në procesin e vizave. Ne e koordinojmë edhe procedurën e njohjes së diplomës në Gjermani. Përveç kësaj, ne ndihmojmë edhe me transferin për Gjermani. Pasi qe të mbërrin një kandidat në Gjermani, ne jemi për një kohë si shoqërues i tina. Pra, në mbështesim pjesëmarrësit tanë të programit në të gjitha hapat që janë të nevojshëm për përgatitjen dhe zbatimin e ndërmjetësimit për punësim. Ne duam qe aplikantët tanë të ndihen rehat me ne.       

Sa zgjatë deri sa të vijnë profesionistët nga Kosova në Gjermani?
Krasniqi:
Nëse arrihet niveli B2 në gjuhën gjermane dhe të gjitha kushtet e tjera janë plotësuar, një infermiere psh. mund të udhëtojë në Gjermani pas 3-5 muaj dhe të fillojë punën. Por, megjithatë kjo gjithmonë varet nga rasti individual dhe grupi i profesionit.

Për palët e interesuara: aplikoni, aplikoni, aplikoni…

Homepage: www.personaldienst.bayern

Linku për aplikim: https://personaldienst.bayern/bewerbung-fachkraefte/