Historike/ Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030 - Gazeta Express
string(67) "historike-kosova-do-te-jete-organizatore-e-lojerave-mesdhetare-2030"

Sport

Gazeta Express

08/09/2023 17:37

Historike/ Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030

Sport

Gazeta Express

08/09/2023 17:37

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.

Kështu ka vendosur sot Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që u mbajt në Heraklion të Greqisë.

Lexo Edhe:

Kandidatura e Kosovës, përkatësisht Prishtinës, u prezantua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.

Në Lojëra Mesdhetare marrin pjesë sportistë nga 26 shtete, teksa Kosova pritet të investojë mbi 250 milionë euro për organizimin e kësaj ngjarjeje.

/Gazeta Express/